Bota

Ndryshohet zyrtarisht emri i Koronavirusit që ka shpërthyer në Whan

9 Shkurt 2020, 09:03 Nga DOSJA
Ndryshohet zyrtarisht emri i Koronavirusit që ka shpërthyer në

KINË– Koronavirusi që prej disa javësh tashmë ka përhapur panik në mbarë boten e jo vetëm ne Kinë, mendohet se ka shpërthyer në qytetin e Ëhanit, aty ku po shkakton edhe numrin më të lartë të viktimave.

Por së fundmi Komisioni Kombëtar i shëndetit në Kinë i ka ndryshuar emrin Koronavirusit të Whanit gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme.

Kjo pasi njerëzit, banorët e Whanit e kanë parë diçka te tillë si jo të drejtë për ta  dhe stigmatizuese.

Sipas zyrtarëve kinezë u deklarua që virusi përkohësisht do të quhet Pneumonia Novel Coronavirus, ose NCP.

Por akoma nuk është publikuar asnjë lajm se kur do të përcaktohet emri definitiv i virusit vdekjeprurës që ka shpërthyer në Whan.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 813 personave dhe ka prekur mbi 37 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 813 viktima ne kine koronavirusi në kinë ndryshon emri i koronavirusit 813 viktima ne kine koronavirusi në kinë ndryshon emri i koronavirusit

Sondazh

Poll