Bota

Shkon në 813 numri i viktimave në Kinë/ Tejkalon edhe ‘SARS’, Koronavirusi vret 89 njerëz në ditë

9 Shkurt 2020, 08:55 Nga DOSJA
Shkon në 813 numri i viktimave në Kinë/ Tejkalon edhe

KINË– Numri i viktimave në Kinë si shkak i Koronavirusit ka arritur në 813, ndërsa të infektuar janë konfirmuar mbi 37 mijë të tjerë, që kryesisht janë në territorin e Kinës por edhe në 25 vende të tjera të botës.

Ditën e djeshme viktima e parë është konfirmuar edhe në SHBA, si shkak i virusit vdekjeprurës

Autoritetet kineze kanë deklaruar se ky virus i përhapur javët e fundit po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish, pasi vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 89 njerëz.

Një numër relativisht i lartë i viktima si shkak i përhapjes së epidemisë.

Sipas raportimeve, nga shifrat e fundit shihet se numri i vdekjeve për ditë në territorin e Kinës është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 813 personave dhe ka prekur mbi 37 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 813 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 813 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll