Bota

Finalizohet me sukses operacioni policor ‘Riki Cod’, shkatërrohet banda e drogës në Itali, mes 20 të arrestuarve edhe sh

9 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
Finalizohet me sukses operacioni policor ‘Riki Cod’,

ITALI– Policia italiane ka arritur të arrestojë 20 persona që ishin të përfshirë në një bandë të madhe të trafikut të drogës. Sipas mediave italianemes këtyre 20 të arrestuarëve ishin të përfshirë tunizianë, italian, nigerian edhe shqiptar.

Mësohet se grupi i arrestuar për trafik droge, shpërndanin drogë të disa llojeve, kokainë, heroinë dhe amfetaminë, që tregtohej më së shumti në shkollat e mesme, nëpër sheshe të hapura dhe nëpër rrugët e lagjet e qytetit të Astit.

Përmes operacionit të koduar “Riki Cod” nga Policia italiane u arritën  me sukses arrestimet e 20 antërave të kësaj bande. Sipas lajmeve të raportuara nga mediat italiane thuhet se hetimet kanë zgjatur përreth një vit, me 12 mijë orë përgjime. Nga ky operacion u zbulua banda, ku u dokumentuan me fakte 28 mijë doza, ekuivalente me një sasi prej rreth 7 kilogramë drogë.

Droga nuk shpërndahej vetëm për rritur, por edhe tek adoleshentët nëpër shkollat e mesme. Shumë të mitur kanë blerë nga trafikantët drogë për të konsumuar.

Trafikantët përdorin transportin publik për të qarkulluar nëpër pikat e tyre të shpërndarjes, në mënyrë që të mos kishin kontakt dhe kontroll nga policia.

Janë publikuar edhe emrat e personave të arrestuar:  Riccardo Schialva, 43 vjeç i njohur me pseudonimin Riki. Mahdi Chaabeni, 47 vjeç, Ahmed Mamni, 36 vjeç, Mourad Saidi, 40 vjeç, Moez Ben Hassen Bouchiba, 43 vjeç, Hafedh Selmi, 44 vjeç, Kingsley Onieka Ohmara, 44 Origlia, 55 vjeç, Livio Bagarini, 43 vjeç, Massimo Bighi, 50 vjeç, Paolo Demaria, 50 vjeç, Antonio Ferrara, 60 vjeç, Xhemal Kiptiu, 53 vjeç dhe Michele Vacca, 48 vjeç dhe O.M, 32 vjeç.

Nga 20 të arrestuarit shumica janë emra të njohur nga policia, pasi disa herë emrat e tyre kanë qenë në kërkim, e ishin të shënuar si persona me precedentë penal.

Burimi: LaStampa 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 20 te arrestuar ne itali mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë 20 te arrestuar ne itali mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

Sondazh

Poll