Bota

Vrasësi gjakftohtë u mori jetën 26 personave, policia qëllon për vdekje ushtarin në Tajlandë

9 Shkurt 2020, 12:43 Nga DOSJA
Vrasësi gjakftohtë u mori jetën 26 personave, policia qëllon

TAJLANDË– Ushtari Jakraphanth Thomma që vrau ditën e djeshme 26 persona dhe ka lënë të plagosur 57 të tjerë në Tajlandë, është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të diele nga policia.

Thomma hapi zjarr para kolegëve të tij ushtarë , në qytetin Thai Nakhon Ratchasima,  ku së pari vrau komandantin e tij  e më pas shumë njerëz të tjerë.

Madje ushtari pas krimit makabër që kreu, postoi në rrjetin social pamje të sulmit, por më pas llogaria e tij u bllokua për pamjet e rënda që kishte ndarë me të tjerët.

Nga mediat e huaja mësohet që ushtari Thomma , i cili vrau 26 njerëz dhe plagosi 57 të tjerë në një ditën e djeshme është ekzekutuar nga policia rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Gjeneral Major Jirapob Puridet, i cili drejtoi ekipin e sigurisë brenda ndërtesës, ka thënë për CNN se nëna e personit të armatosur ishte sjellë më herët nga vendlindja e tij në provincën Chaiyaphum për ta ndihmuar atë që të ndryshonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë afër një qendre tregtare Terminal 21. Nga pamjet që publikuan dje mediat lokale, u pa që i autori doli nga automjeti i tij duke gjuajtur me të shtëna, ndërkohë që njerëzit vraponin për të mbrojtur veten.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 26 viktima jakraphanth thomma ushtari ne tajlande 26 viktima jakraphanth thomma ushtari ne tajlande

Sondazh

Poll