Bota

Koronavirusi vjen në Kosovë, ministri Vitia: Janë gjashtë të dyshuar, pritet rezultati i analizave

8 Shkurt 2020, 19:51 Nga DOSJA
Koronavirusi vjen në Kosovë, ministri Vitia: Janë gjashtë

KOSOVË– Gjashtë persona, mes tyre një grua nga Britania e madhe dyshohet se janë të infektuar me koronavirusin në Kosovë. Gruaja nga Anglia ndodhet e shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në mesnatë pritet që të dalin rezultatet e analizave për të. 

 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur se se ajo ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë të cilët dyshohet se janë gjithashtu të infektuar.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus,”– tha ai.

Ky virus ka vrarë më shumë se 700 njerëz dhe ka infektuar mbi 30,000 globalisht. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia koronavirusi ne kosove kosove arben vitia koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll