Aktualitet

Tragjike në Berat! Ra nga pema ku po mblidhte ullinjtë, ndërron jetë 43-vjeçari (EMRI)

Viktima, e identifikuar si Ermal Rripi, mësohet se humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

7 Nëntor 2025, 20:22 Nga M.L
Tragjike në Berat! Ra nga pema ku po mblidhte ullinjtë, ndërron
Foto ilustruese

BERAT- Një 43-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në fshatin Duhanas të Beratit, pasi ra aksidentalisht nga një pemë ulliri ndërsa po vjelte. Viktima, e identifikuar si Ermal Rripi, mësohet se humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia lokale ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe nga të dhënat paraprake, rasti është konfirmuar si aksidentale. Trupi i 43-vjeçarit i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.

 

fshati duhanas berat humb jeten 43 vjecari

Sondazh

Poll