Aktualitet

VIDEO/ Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin ku punonte, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë, në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi.

7 Nëntor 2025, 15:57 Nga E.d
VIDEO/ Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë, në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi.

Pasi i ka vjedhur sendet, 31-vjeçari i ka fshehur në lokalin që administronte. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariat, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftmi i policisë

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke vënë në pranga një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, i cili akuzohet se më datë 19 tetor 2025 ka hyrë në një banesë në lagjen “Katund i Ri”, duke vjedhur para dhe sende me vlerë, në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi. Pas kallëzimit të pronarit, policia ka reaguar menjëherë dhe gjatë kontrollit në lokalin që administronte i dyshuari, janë gjetur disa nga sendeve e vjedhura.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se më 5 nëntor 2025, i njëjti shtetas ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në të njëjtën lagje. Policia po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rastet e mundshme të përfshirjes së tij në veprimtari të tjera kriminale në fushën e vjedhjeve. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore./Dosja.al

elbasan 31-vjeçari vjedhje

Sondazh

Poll