Aktualitet

"Po u ndave, do të të vras familjen", DETAJE nga vrasja që tronditi Kosovën! Ekzekutoi kunetërit në derën e shtëpisë, ja si e kërcënonte autori bashkëshorten

Në prill të këtij viti, ndaj tij ishte ngritur një akuzë për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dhënë një vendim dënues për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes.

7 Nëntor 2025, 15:03 Nga M.L
"Po u ndave, do të të vras familjen", DETAJE nga vrasja
Foto ilustruese

KOSOVA- Ngjarja e rëndë në Malishevë, ku Astrit Isufi vrau dy kunetërit e tij, Driton dhe Naim Morina, po zbardhet dhe detaje të reja kanë dalë në dritë. Sipas mediave kosovare, 41-vjeçari ushtronte dhunë të vazhdueshme dhe kërcënime ndaj bashkëshortes dhe familjarëve të saj, duke e mbajtur atë nën presion të vazhdueshëm.

Në prill të këtij viti, ndaj tij ishte ngritur një akuzë për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dhënë një vendim dënues për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes.

Isufi u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se do të kërkojnë masën e paraburgimit. Ai rezulton të ketë qenë i plagosur nga armë zjarri, dyshohet gjatë përleshjes me dy kunetërit, të cilëve më pas u mori jetën.

Sipas burimeve, përplasja ka nisur pas një debati verbal, në momentin kur Isufi kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij, që ndodhej në shtëpinë e familjes për ngushëllime pas vdekjes së babait. Hetimet e para tregojnë se i arrestuari ka pasur të kaluar kriminale.

 

vrasja ne malisheve

Sondazh

Poll