7 Nëntor 2025, 16:09
Nga M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim tre persona të dyshuar për korrupsion elektoral në Bashkinë Kurbin, Qarku Lezhë.
Hetimet, të kryera në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), zbuluan se gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja kanë bashkëpunuar për të ndikuar votuesit, duke u premtuar dhe shpërndarë para në këmbim të mbështetjes së Partisë Socialiste.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.
Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:
Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;
Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;
Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.
Rrethanat e çështjes
Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.
Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.
prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar besnik uka gersi kaçorri artur jahja
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:58
Elton Qyno
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:57
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur p...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:03
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Ngjarja e rëndë në Malishevë, ku Astrit Isufi vrau dy kunetërit e tij, Driton dhe Naim Morina, po zba...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 14:37
M.L
Autori, viktima
DURRËS- Nëna e Marjan Kodhelit, të riut që akuzohet për vrasjen e babait të tij, ka treguar versionin e ...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 14:20
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Një operacion policor i koduar “Porcione”, i zhvilluar sot më 7 nëntor në qytetin e Beratit, p&...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 12:48
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 27-vjeçar, në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 12:24
E.d
Foto ilustruese
ITALI- Policia italiane ka arrestuar dy shqipatarë në qytetin e Udines, në Itali. Ata u arrestuan, pasi policia gjeti në...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 12:03
E.d
Foto ilustruse
KRUJË- AMP ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi në kom...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 12:01
I.A
Aleksander Laho dhe Arjan Ndoja
TIRANË- Procesi gjyqsor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan ndoja po vazhdon ditën e sotme në ...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 11:52
Enver Doçi
Pallati
BULQIZË- Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë t&eum...