7 Nëntor 2025, 18:14
Nga M.L
Florant Nako
ANGLI- Një ish-drejtor banke, i akuzuar për grabitjen e parave të një klienti në vitet 2018 dhe 2019, është arrestuar në Angli. Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, të cilave iu referua gazetari i Muhamed Veliu, Florant Nako, 40 vjeç, është prangosur për t’u ekstraduar në Shqipëri me kërkesë të Interpol Tiranës.
Sipas hetimeve, më 15 tetor 2018, Nako vodhi 4,000 euro nga llogaria e Nikolla Nikës në degën e bankës ku punonte në Kombinat. Akuza e dytë lidhet me një tjetër grabitje në të njëjtën degë, më 8 korrik 2019, në shumën 1,300,000 lekë. Një grabitje e tretë, në shumën 550,000 lekë, ndodhi më 26 korrik 2019, gjithashtu nga llogaria e Nikolla Nikës.
Florant Nako pritet të dalë sërish para gjykatës në Londër më 11 nëntor 2025. Policia e Tiranës njoftoi në vitin 2020 se operacioni u finalizua pas një hetimi katërmujor, pas denoncimit të bërë nga banka, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Ai përballet me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Në reagimin e saj, banka deklaronte: Që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.
florant nako arrestohet ne angli
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 17:35
M.L
Vilat lusoze duke u shembur
TIRANA- Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 17:01
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Dy persona u arrestuan nga Policia në Kakavijë, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri lënd&e...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 16:33
M.L
Eva Ndoja, foto ilustruese
ZVICËR- Media zviceriane Neue Zuercher Zeitung raporton se këngëtarja shqiptare Eva Ndoja ësht&eum...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 16:09
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:58
Elton Qyno
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:57
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur p...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:03
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Ngjarja e rëndë në Malishevë, ku Astrit Isufi vrau dy kunetërit e tij, Driton dhe Naim Morina, po zba...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 14:37
M.L
Autori, viktima
DURRËS- Nëna e Marjan Kodhelit, të riut që akuzohet për vrasjen e babait të tij, ka treguar versionin e ...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 14:20
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Një operacion policor i koduar “Porcione”, i zhvilluar sot më 7 nëntor në qytetin e Beratit, p&...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 12:48
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 27-vjeçar, në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë...