Politike

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Reagon Komisionerja Marta Kos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm

Kos thekson se çdo sulmi është i papranueshëm dhe nënvizon se deklaratat e Gonzatos për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin nuk janë opinione personale, por pjesë integrale e legjislacionit të BE-së.

6 Nëntor 2025, 18:57 Nga M.L
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Reagon Komisionerja Marta
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas komenteve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Kos thekson se çdo sulmi është i papranueshëm dhe nënvizon se deklaratat e Gonzatos për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin nuk janë opinione personale, por pjesë integrale e legjislacionit të BE-së.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.

marta kos sali berisha silvio gonzato orientim seksual

Sondazh

Poll