Politike

Projektbuxheti i vitit 2026, Pirdeni: Rritje pagash për mjekët, punonjësit e policisë dhe të administratës! Do llogaritet edhe vjetërsia në punë

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Pirdeni u shpreh se do të ketë rritje pagash për mjekë, punonjësit e policisë dhe të administratës. 

6 Nëntor 2025, 18:37 Nga E.d
Projektbuxheti i vitit 2026, Pirdeni: Rritje pagash për mjekët,
Adea Pirdeni

TIRANË- Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka deklaruar se në projektbuxhetin e vitit 2026 parashikohet të ketë rritje pagash për disa kategori profesionesh. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Pirdeni u shpreh se do të ketë rritje pagash për mjekë, punonjësit e policisë dhe të administratës. 

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Pirdeni tha se në shëndetësi do të filloj edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Në fund, Pirdeni tha se për punonjësit të policisë së shtetit do të ketë një llogaritje për vjetërsinë në punë, me 5 mijë lekë të reja në muaj. 

"Me projektbuxhetin e 2026 qeveria parashikon indeksimin e pagave dhe indeksimin e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë që përkthehet në një rritje 25 % për një kategori të konsiderueshme të punonjësve të administratës me paga aktualisht më të ulëta. Konkretisht do të përfitojnë punonjës të shërbimit publik, do të përfitojnë nga rrija e pagës minimale, për specialistët e administratës rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, në shëndetësi do të filloj edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.

Për mjekët në spitale, po ashtu një rritje do të ketë edhe për punonjësit të policisë së shtetit ku përveç indeksimit do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsinë në punë me 5 mijë lekë të reja në muaj. Puna më e rëndësishme gjatë këtyre viteve, ka qenë rishikimi i ligjit për nënpunësin civil dhe ai për administratën shtetërore që janë për konsultim publik, procesi i ndërhyrjes në to është bërë me një analizë të thelluar. Në ligjin për administratën shtetërore konsultimi publik tashmë ka përfunduar", tha ajo./Dosja.al

adea pirdeni kuvend projektbuxhet

Sondazh

Poll