Politike

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Rama i kërkon ndjesë Komisioneres Marta Kos: Siç i themi ne shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara

Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

6 Nëntor 2025, 19:11 Nga M.L
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Rama i kërkon
Gonzato-Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e deklaratat për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

"Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama.

edi rama silvio gonzato sali berisha marta kos orinentim seksual

Sondazh

Poll