Politike

"S'ka doktor që të merr përsipër..." Balliut nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin: Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges, por unë kam një problem...

Në përgjigje të fjalës dhe akuzave të deputetes socialiste, Balliu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Çaushit, duke bërë komente personale në drejtim të saj dhe duke theksuar se nuk ishte i gatshëm të qëndronte pa reaguar përballë akuzave që i adresoheshin.

6 Nëntor 2025, 17:54 Nga M.L
"S'ka doktor që të merr përsipër..." Balliut
Balliu-Çaushi

TIRANA-  Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate dhe replika të forta mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Në përgjigje të fjalës dhe akuzave të deputetes socialiste, Balliu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Çaushit, duke bërë komente personale në drejtim të saj dhe duke theksuar se nuk ishte i gatshëm të qëndronte pa reaguar përballë akuzave që i adresoheshin.

“Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që  s’ka doktor që të merr përsipër… Mbase nuk është shumë e edukuar ajo që thashë, por unë kam një problem, nuk gënjej dot, kjo është e vërteta”, i përgjigj Balliu.

klevis balliu zegjine caushi seance plenare

Sondazh

Poll