Politike

“Pesë me zero dilni të dielën”, Balla ironizon demokratët për zgjedhjet: Shihemi të hënën! E vetmja garë për ne është kush bashki ka rezultatin më të thellë

Balla u shpreh se rezultati do të jetë “5 me 0” në favor të Partisë Socialiste, duke nënkuptuar një fitore të thellë dhe pa asnjë humbje për mazhorancën.

6 Nëntor 2025, 17:37 Nga M.L
“Pesë me zero dilni të dielën”, Balla ironizon
Taulant Balla

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar sot në Kuvend përfaqësuesit e opozitës, duke u shprehur me bindje se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit Partia Socialiste do të fitojë në të pesë bashkitë ku do të zhvillohet gara. Balla u shpreh se rezultati do të jetë “5 me 0” në favor të Partisë Socialiste, duke nënkuptuar një fitore të thellë dhe pa asnjë humbje për mazhorancën.

Reagimi i tij erdhi pas fjalës së deputetit demokrat Blendi Himçi, i cili akuzoi mazhorancën se kandidati për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha, është pushuar nga puna për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet e pjesshme.

Blendi HimçiJo më shumë se sa sot një vendim nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale të Shtetit ka ndërprerë marrëdhëniet e punës për kandidatin e pavarur për kryetar bashkie Cërrik, Amarildo Hoxha. Ndërkohë që ai është në fushatë dhe ndërpritet marrëdhënie për ta bërë formë presioni. Nuk ka model më të keq se gjatë fushatës t’i ndërpriten marrëdhëniet e punës kandidatit vetëm se po konkuron për kryetar bashkie. Një këshill për Taulantin, shyqyr që më në fund pas shumë vitesh kur vendose partinë mbi Shqipërinë, sot ka kthyer mendje dhe ka vendosur Shqipërinë mbi partinë.

Taulant BallaNuk e di rastin. Natyrshëm dënoj rastin e çdo lloj rast të kësaj natyre, por nuk jam i informuar. Meqënë se kandidati juaj kandidon për kryetar bashkie dhe do zgjidhet pse e keni merkaun se do ngelet pa punë të hënën? Pra a kandidon ky të bëhet kryetar bashkie? Shife çik këtu shife, 5 me 0 dilni të dielën. 5 me 0 të dielën. Të vetmen garë që kemi ne është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora, apo Cërriku, apo Burreli. 5 me 0 të dielën, shifemi të hënën.

taulant balla blendi himçi

Sondazh

Poll