Politike

Gogu replikë me Berishën: KLSH nuk ka ardhur të bëjë politikë me qeverinë! Je përpjekur ta nënshtrosh kur ishte në pushtet

Gjatë seancës parlamentare në Kuvend, Gogu tha se KLSH raporton në Kuvend, jo përpara qeverisë.

6 Nëntor 2025, 15:22 Nga E.d
Gogu replikë me Berishën: KLSH nuk ka ardhur të bëjë
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka bërë një replikë ndaj Kreu të PD-së, Sali Berisha. Gjatë seancës parlamentare në Kuvend, Gogu tha se KLSH raporton në Kuvend, jo përpara qeverisë.

Gogu tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka ardhur të bëjë politikë me qeverinë. Në fund, ministri Gogu deklaroi se Sali Berisha është përpjekur ta nënshtrojë KLSH-në kur ka qenë kryeministër.

“Të nderuar kolegë. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton në Kuvendin e Shqipërisë, jo përpara qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka ardhur të bëjë politikë me qeverinë. Qeveria jep llogari përpara këtij Kuvendi, kur përdoren ato instrumentet e kontrollit parlamentar, ashtu siç dinë t’i përdorin deputetët brenda kornizës ligjore dhe rregullative dhe përpara zgjedhësve. Sapo ka dhënë llogari më 11 maj dhe shikoje se si është shumëfishuar.

Ndërkohë, zotëria i 21 janarit i ngatërron qëllimisht binarët e kontrollit parlamentar me veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që është veprimtari e nderuar, por që sot ka ardhur të japë llogari përpara këtij Kuvendi qëllimisht, sepse ka një përgjegjësi të madhe publike, qoftë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit, që me mish e me shpirt është përpjekur ta nënshtrojë kur ka qenë kryeministër. Por qoftë edhe përpara qytetarëve të këtij vendi, sepse, siç po e shikoni sot, diskutohet për barazinë, dhe ai zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë, duke torturuar, duke hequr njerëz nga puna, vetëm pse ishin socialistë”, tha Toni Gogu./Dosja.al

kuvend toni gogu klsh

Sondazh

Poll