Politike

"E shikoj që ti je intriguar për...", Toni Gogu debat me Nokën në Kuvend: Kujtoje vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit! Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

Gjatë fjalës së tij, Noka hodhi akuza ndaj ministrit Gogu, duke e cilësuar “pastor” dhe duke deklaruar se “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”.

6 Nëntor 2025, 15:27 Nga M.L
"E shikoj që ti je intriguar për...", Toni Gogu debat me
Gogu-Noka

TIRANA- Seanca plenare e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit të opozitës Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Gjatë fjalës së tij, Noka hodhi akuza ndaj ministrit Gogu, duke e cilësuar “pastor” dhe duke deklaruar se “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”.

Në përgjigje, ministri Gogu i rikujtoi Nokës akuzat e bëra më herët ndaj tij nga deputeti Gazment Bardhi, lidhur me një vilë me vlerë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gogu i kërkoi Nokës që të japë sqarime për këtë çështje para Kuvendit.

“I dashur Flamur, jam ulur këtu si shërbëtor i Republikës i zgjedhur nga kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe jam Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe ndaj rri dëgjoj edhe pavërtetësira, e them pavërtetësira me delikatesë se në fakt janë gënjeshtra kokë e këmbë. E dyta, e shikoj që ti je intriguar për standardin e jetesës time, megjithatë të ftoj të më ndjekësh nga mbrapa dhe të shikosh se si i jetoj unë bindjet e mia.

Detyrën time e çmon ti patjetër, por bindjet e mia, të ftoj që t’i shikosh, të vish nga mbrapa.  Për sa i përket akuzave personale, të lutem, kësaj salle ti i detyrohesh një përgjigje ndaj një akuze që ta ka bërë shoku i bankës për disa vila të bëra me veprimtari të paligjshme, dhe kam përshtypjen që duhet të jenë në ndonjë organ ligjor. Se më duket se i çoi dhe atje.

Pra, ju keni thënë kaq shumë gjëra për njëri-tjetrin dhe keni lozur, kështu si quhet ajo loja me top, kur gjuhet me top me të pavërteta me njëri-tjetrin, sa që çfarëdo lloj gjëje që ju thoni është kaq e tmerrshme dhe ju kujtoni se populli rri në televizor t’ju dëgjojë gënjeshtrat tuaja. Populli është në punë bashkë me ministrat", tha Gogu./ Dosja.al

kuvend flamur noka toni gogu

Sondazh

Poll