Aktualitet

Çfarë ndodhi në familjen në Malishev? Dy vëllezërit u vranë nga dhëndri i familjes në derë të shtëpisë, e motra shkoi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait (EMRAT)

Personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.

6 Nëntor 2025, 14:12 Nga E. D
Çfarë ndodhi në familjen në Malishev? Dy
foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ku dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina u vranë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.

Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, Isufi ka shkuar për ta marrë bashkëshorten, por pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për Sinjalin./Dosja.al

driton naim morina astrit isufi

Sondazh

Poll