Aktualitet

I akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, gjykata lë në arrest shtëpie avokatin në Vlorë

Ai akuzohet për mashtrimin e disa rasteve dhe pastrim parash. 

6 Nëntor 2025, 13:41 Nga E.d

 

I akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, gjykata lë në arrest
Foto ilustruse

VLORË- Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për avokatin 69-vjeçar, në Vlorë. Ai akuzohet për mashtrimin e disa rasteve dhe pastrim parash. 

Mbi avokatin 69-vjeçar rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda për më shumë se një rast,  dhe “Pastrimi i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë

Policia e Vlorës ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj shtetasit D. M., 69 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 5 nëntor 2025, i ka caktuar 69-vjeçarit masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dhe në më shumë se një rast, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal./Dosja.al

vlorë pastrim parash mashtrim

Sondazh

Poll