Aktualitet

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari 38-vjeçar në Durrës, nis hetimi për tre klientë

Ai është arrestua nga forcat blu, pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij.

6 Nëntor 2025, 14:05 Nga E.d
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Durrës. Ai është arrestua nga forcat blu, pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij.

Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe tre klientë, të cilët u kapën në flagrancë nga polica duke vendosur baste sportive. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
 
Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në një lokal në lagjen nr. 11, ku dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës: arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 38 vjeç, banues në Durrës.

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 54 vjeç, D. Z., 47 vjeç dhe M. T., 44 vjeç të tre banues në Durrës. Në lokalin e 38-vjeçarit, 3 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

38-vjeçari lojëra fati tre klientë  

Sondazh

Poll