Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Vriten dy vëllezër, autori në arrati

Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

6 Nëntor 2025, 13:14 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Vriten dy
foto ilustruese

KOSOVË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sitën e sotme në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar policia e Kosovës. Në deklaratën e policisë thuhet më tej se krimit ka ndodhur pas një debati. 

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai./Dosja.al

vrasje ne kosove

Sondazh

Poll