Aktualitet

FOTOLAJM/ Protesta para Kuvendit për pr.ligjin e barazisë gjinore, qytetarët i kërkojnë ndihmë presidentit Trump: Shqiptarët kanë nevojë për ndihmën tuaj

Në këtë protestë u theksua rëndësia e mbrojtjes së familjes tradicionale, të fëmijëve dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.

6 Nëntor 2025, 13:02 Nga E. D
FOTOLAJM/ Protesta para Kuvendit për pr.ligjin e barazisë gjinore,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Aktivistë dhe qytetarë të shumtë protestuan sot një përpara Parlamentit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”. Në këtë protestë u theksua rëndësia e mbrojtjes së familjes tradicionale, të fëmijëve dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Me pankarta në duar, qytetarët kanë kërkuar që projektligji ditën e sotme të mos miratohet nga Kuvendi. Madje, në pankartat e shumta që qytetarët mbanin në duar, ajo që ra në sy ishte një nga pankartat me foton e presidentit amerikan Donald Trump. Në pankartë shkruhej se shqiptarët kanë nevojë për ndihmën e Presidentit Donald Trump. 

“Zoti president shqiptarët kanë nevojë për ndihmën tuaj”, shkruhet në pankartën e protestës./Dosja.al

protesta para kuvendit

Sondazh

Poll