Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 5 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Fushë Milot

Lama ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg.

6 Nëntor 2025, 13:10 Nga E.d
EMRI/ I dënuar me 5 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në
Foto ilustruse

MILOT- Policia ka arrestuar sot një 28-vjeçar në Fushë Milot. I arrestuari është Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Lama ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg.

Ai është dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë

Është vënë në pranga një 28-vjeçar, i dënuar me burg nga GJKKO për pjesëmarrje në një grup kriminal. Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi: Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

28-vjeçari gjkko 5 vite burg

Sondazh

Poll