Politike

"Prokurori i çështjes së tunelit të Llogarasë ka bërë punën e tij"/ Berisha: Ai nuk është prej guri sepse është kërcënuar nga Rama

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se prokurori i çështjes së tunelit të Llogarasë ka bërë punën e tij, në lidhje me këtë rast. 

5 Nëntor 2025, 12:55 Nga E.d
"Prokurori i çështjes së tunelit të Llogarasë ka
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se prokurori i çështjes së tunelit të Llogarasë është kërcënuar nga Kryeministri Rama. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se prokurori i çështjes së tunelit të Llogarasë ka bërë punën e tij, në lidhje me këtë rast. 

"Tani, e them këtu, prokurori, për mendimin tim, e ka bërë punën e tij. Nuk janë prej guri. Nuk mund të them.
Sepse ky i kërcënon. Ky i zhduk. Ky u thotë e ke personale me mua, i zhduk. E zhduku Ervis Martinin. Ta di targën, i tha, iku. Nuk i di kush nam e nishan atij. Edhe një tjetri se kujt i tha para disa muajsh. E ke personale, i tha. Dhe po tha personal, ai të nxjerr bandat dhe të vret. Nuk e di a i ka thënë këtij, se këta nuk i thonë gjërat. Ai duhet ta denoncojë publikisht.

Por e vërteta është se dera që çeli prokurori është derë që nxori lakuriq të zi siç është në rrafshin korruptiv Edi Ramën. Ndaj dhe njerëzit e politikës, që duan të mbajnë të vërtetat, nuk mund të pranojnë kurrë Lubinë për të parën në këtë aferë. Jo, nuk është Lubia e para. Nuk është kokë turku, jo, jo, është gjer tek veshët përgjegjëse për aferën. Se këndej i thotë është Palloshi i Gjatë, këndej firmos 50 milionëshet. Këta janë një llum. Por ne nuk jemi ata që mund ta pranojmë këtë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll