Politike

Bardhi: Rama tentoi të trajtonte dhe traktatin e funksionimit të BE si Tunelin e Llogarasë

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se kjo situatë rrëzon çdo propagandë qeveritare për progres në rrugën e integrimit europian.

5 Nëntor 2025, 12:00 Nga I.A
Bardhi: Rama tentoi të trajtonte dhe traktatin e funksionimit të BE si
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama tentoi të trajtonte traktatin e funksionimit të BE-s si Tunelin e Llogarasë. Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se kjo situatë rrëzon çdo propagandë qeveritare për progres në rrugën e integrimit europian. Ndërkohë që ka shtuar se nuk ka asgjë europiane në qeverisjen e Edi Ramës dhe korrupsioni ka hyrë në zemër të qeverisë së tij.

"Pamë sot zëdhënësin e Ballukut krah ambasadorit të BE. Shqiptarët e ndoqën që Rama tentoi të trajtonte dhe traktatin e funksionimit të BE si Tunelin e Llogarasë duke menduar se mund të ndryshonte rregullat e BE si me kriteret e tenderit për Tunelin e Llogarasë. Nuk e di si u ndje Gonzato krah njeriut i vemi kryeministër që ka numrin 2 të qeverisë të pandehur nga SPAK me tendera publik me vlerë miliona euro. Siç e keni parë në 31 tetor Shqipëria ka zyrtarisht numrin 2 të qeverisë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Propaganda qeveritare për progres në rrugën e vendit drejt Europës, rrëzohet nga ajo që po ndodh me Ballukun," tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll