Politike

"Vendet të kalojnë në periudhë prove"/ Rama për propozimin e Marta Kos: Ka qenë ideja ime të ulemi si të barabartë në BE edhe pa u anëtarësuar ende

Në përgjigje, Kryeministri tha se se idesë për tu ulur në tryezën e BE-së ende pa u anëtarëzuar e ka hedhur shumë vite më përpara dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën. 

5 Nëntor 2025, 11:43 Nga E. D
"Vendet të kalojnë në periudhë prove"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Ambasadorin Silvio Gonzato u pyet lidhur me deklaratën e Marta Kos se shtetet që duan të bëhen anëtare mund të vendosen një një periudhë prove. Në përgjigje, Kryeministri tha se se idesë për tu ulur në tryezën e BE-së ende pa u anëtarëzuar e ka hedhur shumë vite më përpara dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën. 

"Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara, dhe e kam hedhur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtë gjë, por kanë një frikë, duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve.

Tani thonë ata, imagjinoni sikur të bëhemi 28, 29, 30, se sa më e vështirë mund të bëhen. Ne si ballkanas, sot jemi më të qetë. Kjo është arsye për të gjetur rrugë të ndërmjetme. Ne kemi bërë propozime konkrete. Kjo mund të bëhet me marrëveshje. E rëndësishme është, ne të mos kemi veton dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë. E përshëndes plotësisht këtë ide, nuk më gjen të surprizuar. Në takimin e parë, ia kam thënë komisioneres. Të drejtat tona do jenë të barabarta. Edhe shqetësimi i tyre të mos bëhet problemi ynë. Jemi shumë ok me këtë”, theksoi ai./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll