Politike

"Jemi i vetmi vend që përdorim Diellën"/ Rama i bindur: Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nënvizoi se kjo qeveri nuk ikën nga pshteti pa e bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

5 Nëntor 2025, 11:37 Nga E. D

"Jemi i vetmi vend që përdorim Diellën"/ Rama i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për anëtarësimin në BE, tha se Shqipëria i di shumë mirë detyrat dhe është i vetmi vend në rajon që përdori AI, ku sipas tij falë Diellës bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nënvizoi se kjo qeveri nuk ikën nga pshteti pa e bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

"Në vitet e poshtërimit siç unë i quaj, ato vitet kur na jepte Kadiu, por na i refuzonte Aliu, kur komisioni na rekomandonte hapjen e negociatave, por na refuzohej. Ne jemi përgatitur për ditën kur negociatat të hapeshin dhe kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur, prandaj dhe grupi jonë negociator ka shkëlqyer në këtë proces. Ka qenë mirë i stërvitur gjatë epokës së poshtërimit.

I dimë shumë mirë detyrat, jemi i vetmi vend në rajon që përdori AI për këtë proces dhe falë Diellës bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar në Shqipëri. Kryesojmë me përpikëri të gjitha objektivat që janë vendosur në kalendarin e përbashkët. Analizojmë me shumë seriozitet të gjitha problemet që janë adresuar. Falenderoj të gjithë negociatorët që janë krenari kombëtare për ne.

Në të gjitha fushat raporti ka edhe arritjet dhe problemet. Na thotë se çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe të ecim pas asnjë lloj ndalese për të arritur objektivin për vitin 2027. Sot të gjithë duhet të ndjehen shumë mirë, sepse sa më shumë pranë BE-së të jemi, aq më shumë përkujdesje do të kemi. Kjo qeveri ka bërë detyrat edhe për mbështetësit edhe për kundërshtarët. Afrimi pranë BE-së jemi në garanci të gjithë. Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së," tha Rama./Dosja.al

edi rama be diella

Sondazh

Poll