Politike

"Rama është arkitekt i korrupsionit"/ Bardhi: Antonio Costa dha dorëheqjen vetëm se Prokuroria i përmendi emrin

Gjatë fjalës së tij, Bardhi mori një shembull që ka ndodhur në Portugali ku Antonio Costa dha dorëheqjen si kryeministër vetëm se Prokuroria i përmendi emrin. 

5 Nëntor 2025, 12:04 Nga I.A
"Rama është arkitekt i korrupsionit"/ Bardhi: Antonio
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është arkitekt i korrupsionit. Gjatë fjalës së tij, Bardhi mori një shembull që ka ndodhur në Portugali ku Antonio Costa dha dorëheqjen si kryeministër vetëm se Prokuroria i përmendi emrin. 

“Ai është arkitekti i korrupsionit. Dua të jap një shembull për njeriun që sot është numri tre i Bashkimit Europian, Antonio Costa. Shqiptarët e mbajnë mend se ai u hetua për një çështje, ndërsa nuk u mor kurrë në hetim. Prokuroria përmendi emrin e tij për ta hetuar dhe ai menjëherë dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Portugalisë. Ai tha: ‘Nuk mund të njollos shtetin për shkak të figurës time.’ Sot ai është presidenti i Këshillit të Europës. Ai reagoi si një europian, dha dorëheqje,” tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi antonio costa

Sondazh

Poll