5 Nëntor 2025, 12:37
Nga E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partis Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër, pasi Kryeministri Edi Rama i ndërpreu fjalën gazetares Ambrozia Meta në konferencën e përbashkët me ambasadorin Silvio Gonzato. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se për ta diferencuar, Ambrozias i ka hequr akreditimin apo vizën dhe nuk e lejojnë të hyjë si përfaqësuese e televizionit armik në konferencat e shtypit të tij.
Kryedemokrati theksoi se në të gjithë historinë e konferencave të shtypit në 32 vite, kjo është konferenca më e turpshme që tejkalon çdo lloj konference tjetër.
"Të nderuar deputete dhe deputetë, të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë mbledhje! Shqipëria përjeton një krizë politike të paprecedentë. Por para se të ndalem në këtë analizë, do të informoj shqiptarët për shkallën e tmerrshme dhe kontrollin e tmerrshëm mbi mediat që Noriega apo Ramaduro i Tiranës ka vendosur në Shqipëri.
Pas skandalit të tunelit të Llogarasë, lëshimit, firmosje së aktakuzës dhe marrjes të pandehur të numrit një e gjysmë pas Edi Ramës, Lubi Ballukut, pas përplasjeve në pallatet e krimit, pallatet e pushtetit, sot Ramaduro del para medieve dhe nuk guxon asnjë gazetar, asnjë gazetare t’i bëjë pyetjen më të vogël për Lubinë, për tunelin e Llogarasë, për vjedhjen e tmerrshme që u kanë bërë shqiptarëve.
Për ta diferencuar, Ambrozias i ka hequr akreditimin apo vizën dhe nuk e lejojnë të hyjë si përfaqësuese e televizionit armik në konferencat e shtypit të tij. Në të gjithë historinë e konferencave të shtypit në 32 vite, kjo është konferenca më e turpshme që tejkalon çdo lloj konference tjetër. Shikoni se çfarë kontrolli të tmerrshëm.
Se si ka arritur ai të detyrojë pronarët e medieve, gazetarët, drejtorët, që të paraqiten në konferencë shtypi pas një superskandali të tillë dhe të mos guxojnë t’i bëjnë një pyetje të vetme.
Nuk ka aktakuzë më të rëndë se kjo. Nuk ka formë më staliniste, më naziste, më ekstremiste kontrolli mbi median se sa kjo. Si mundet? Kur mediat e botës, kur shqiptarët në çdo votër diskutojnë ditë e natë për çdo problem, gazetarët në konferencë shtypi nuk guxojnë t’i bëjnë kryenarkosit të Shqipërisë një pyetje për një superskandal që përbën vjedhjen jo të 50, 50 janë në letër, në fakt janë 90 milionë euro në tunelin e Llogarasë.
Në të cilin, e qartë si drita e diellit, se përgjegjësi numër një është Edi Rama, Edid Rama, Edi Rama. Sepse në atë aferë, të vendosur në Ankara, nuk mundet kurrë të vendoste Lubi Balluku. Jo. Ai është vendim ekskluziv, kur edhe miqtë e tij më të ngushtë e shkruajnë se gjeopolitikën e ka kryeministri, dhe e vërtetë është ajo, nuk e ka ministri gjeopolitikën. Gjeopolitikën e ka kryeministri. Gjeokorrupsionin dua të them. Pra, nuk ka diskutim që Lubia është masha e tij. Është instrumenti i tij," tha Berisha./Dosja.al
sali berish
Politike
5 Nëntor 2025, 12:04
Kryeministria
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mbledhje urgjente në kryeministri. Burime për Dosja.al, bëjm&...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:04
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ësht&...
Politike
5 Nëntor 2025, 12:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama tentoi t&e...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:55
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se zëvendëskryeministrja Beli...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Një moment aspak etik ka ndodhur në fund të konferencës së kryeministrit Edi Rama me ambasadorin Silvio...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Ambasadorin Silvio Gonzato u pyet li...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:37
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për anëtarësimin në BE, tha se Shqipëria i di shumë mirë detyrat dhe ësh...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se Raporti i KE thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për t&eum...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:29
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se në përgjithësi raporti për Shqipërinë...
Politike
5 Nëntor 2025, 11:27
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato gjatë konferencë së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama p&...