Politike

"Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm"/ Gonzato: Urgjenca e reformave nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre

Ambasadori theskoi se korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm dhe nevojitet më shumë ecuri. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Gonzato tha se janë bërë arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. 

5 Nëntor 2025, 11:27 Nga E. D
"Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato gjatë konferencë së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama përshëndeti komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Gonzato tha se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë.

Ndër të tjera, Ambasadori theskoi se korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm dhe nevojitet më shumë ecuri. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Gonzato tha se janë bërë arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. 

"Por më lejoni të them gjithashtu, që dëshiroj të përshëndes komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore. Në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë. Përparime janë shënuar në reformën në drejtësi. Raport vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm. Nevojitet më shumë ecuri. Në luftën kundër krimit të organizuar, janë arritur arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurisë, por do të donim të shihnim më rezultate.

Ligji për barazinë gjniore të ruajë ambicien në raport me standardet e BE. Liria e shprehjes, Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar. Ne i kemi diskutuar të gjitha këto rekomandime. I bëjmë thirrje Shqipërisë të bëjë përparime. Dua ta mbyll me një rekomandim, urgjencën e reformave që kjo nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre. Anëtarësimi në BE është një projekt gjithë shoqëror. Ky projekt duhet të bëhet jo vetëm nga pozita, por edhe opozita e shoqëria civile, qytetarët. Mbi 90 përqind e shqiptarëve do ta shohë Shqipërinë një vend në BE. Presim vazhdimin e bashkëpumimit të ngushtë ” tha ai./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll