Politike

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Gonzato: Është faktik dhe gjithpërfshirës, theksohen fushat ku vendi ka ngecje

Gjatë fjalës së tij, Gonzato tha se raporti vlerëson nivelin e ambicies për të ecur me negociatat dhe vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE. 

5 Nëntor 2025, 11:15 Nga E. D

 

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Gonzato: Është
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato duke folur për Progres-raportin e KE për Shqipërinë nënvizoi se ky raport është faktik, gjithpërfshirës dhe theksohen fushat ku vendi ka ngecje. Gjatë fjalës së tij, Gonzato tha se raporti vlerëson nivelin e ambicies për të ecur me negociatat dhe vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE. 

"Shpresojmë që forcat politike, shoqëria civile do lexojë këtë raport, vlerëson arritjet ku meritohen, por thekson edhe fushat ku Shqipëria nuk po ecën para. 1 shtator 2024- deri 1 shtator 2025. Gjetjet e këtij raporti nuk duhet të jenë surprizë. Raporti për 2025 është pozitiv. Raporti vlerëson nivelin e ambicies për të ecur me negociatat. Raporti vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE," tha Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll