Politike

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Gonzato: Jemi në fazë përfundimtare, po punohet për të hapur kapitullin e fundit

Gonzato u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare dhe se Komisoni Europian, është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027.

5 Nëntor 2025, 11:13 Nga E. D
Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Gonzato: Jemi në
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë. Gjatë një konference të përbashkët për mediat në Kryeministri, Gonzato u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Komisoni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave. 

"Raporti publikohet në një moment të rëndësishëm. 5 nga 6 grupkapituj janë hapur dhe po punohet për hapejn e kapitullit të fundit, dua të përgëzoj autoritete shqiptare për këtë progres. Është një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë. Janë përmbushur 21 masa reformuese, një rezultat i shkëlqyer që beri që KE të ruimbursojë 9.3 mln euro. Siç konfirmoi dhe Von der Leyen kjo është arsyeja pse jemi ketu, KE është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave," tha Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato edi rama

Sondazh

Poll