3 Nëntor 2025, 16:23
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, thekson se në shqyrtimin e krimit elektoral, SPAK-u ishte indiferent. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se raporti thekson se në vitin elektoral u arrestuan 3 liderët e partive kryesore opozitare.
Berisha tha se raporti tregoi se krimi i organizuar ishte aktiv në zgjedhje në qytetet si Elbasani, Durrësi, Lezha dhe një seri rrethesh tjera. Në fund, Berisha tha se raporti, në mënyrë të përsëritur theksoi se partia e pushteti përdori pa kufij resurset njerëzore, financiare, logjisitke, vendimarrëse për të ndryshuar dhe krijoi fushë të pabarabartë në zgjedhje.
"Kështu që, këtë analizë që bëjmë, ne u paraqesim anëtarësisë sonë një përmbledhje të shkurtër, sigurisht se, të gjatë e ka cilido ta gjejë, të të gjitha këtyre gjetjeve, dhe krahas tyre rezolutat ndërkombëtare të organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë. Ajo që është specifikë, dhe unë e vlerësoj shumë, sepse midis rezolutave partiake dhe raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR ngjashmëria është pothuajse e plotë. Se mund të thotë kush që, këto rezoluta janë linjë partiake, por nuk thotë dot kush kurrë se 300 vëzhgues me kryesim të përfaqësuesve të Këshillit të Europës të Parlamentit të Europës, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kanë linja partiake. Në këtë kuadër, raporti thekson se në vitin elektoral u arrestuan 3 liderët e partive kryesore opozitare, atë që theksojnë rezsolutat. Raporti thekson se, në shqyrtimin e krimit elektoral Skapi i partisë ishte indiferent. Nuk i shqyrtoi, çka përbën një damkë madhore në qëndrime ndaj lirisë së votës, por në qëndrime ndaj themilit të demorkacisë, themelit të vlerave. Raporti ndërkombëtar, thashë, është i rëndësisë së jashtëzakonshme që shpreh me terminologji të institucioneve ndërkombëtare ato që shprehin rezolutat e mëparshme. Krimi i organizuar, thotë raporti, ishte aktiv në zgjedhje, në Elbasan, Durrës, Lezhë dhe një seri rrethesh tjera.
Rikujtoj këtu një deklaratë, të deputetit të nderuar Michael Gahler që është referent, është koordinator i grupit parlamentar të PPE. Ai deklaroi para asamblesë politike të PPE se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin. Raporti i OSBE/ODIHR fakton se ligji elektoral i vendit u shkelmua në dhjetëra, qindra e mijëra herë. Janë të evidentuara. 4530 aktivitete në kundërshti me ligjin. Dhe këto, për Altin Troplinin nuk përbëjnë shkelje ligji, përkundrazi, si tha në parlament, nuk kemi gjetur tha. Raporti pasi denoncon patronazhistët famëzinj, këtë polici të urryer të votës së lirë së shqiptarëve, e damkos si një zhvillim që nuk pajtohet me parimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira. Për Altin Troplinin nuk ka rëndësi parimet ndërkmbëtare të zgjedhjeve, ka rëndësi statuti i PS dhe platforma e Edi Ramës. Kjo është e vërteta. Raporti, në mënyrë të përsëritur thekson se partia e pushtetit përdori pa kufij resurset njerëzore, financiare, logjisitke, vendimarrëse për të ndryshuar dhe krijoi fushë të pabarabartë në zgjedhje. Krijoi zgjedhje të pabarabarta. Shkeli parimin më themelor. Pra, shkeli parimin e kushteve të barabarta në garë. Po, pse u mor e pandehur Balluku? Se shkeli barazinë në tendera. Për Altin Troplinin të shkelësh barazinë, në fenomenin më shoqëror që janë zgjedhjet e përgjithshme, nuk përbën problem. E kuptoni, të dashur qytetarë dhe qytetare se çfarë është ky? Ç’janë këta? E vërteta është se, është në meritën e madhe të atyre vëzhguesve dhe drejtuesve t ëtyre, që pikërisht tek kjo çështje që është më themelorja, ata ndahen dhe rikthehen sa herë që kanë analizuar njëri pas tjetrit faktorët që e bënë garën të pabarabartë," tha Berisha./Dosja.al
spak osbe-odihr raporti
Politike
3 Nëntor 2025, 16:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit,...
Politike
3 Nëntor 2025, 16:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tek anëtarët dhe simpatizantët e P...
Politike
3 Nëntor 2025, 16:19
E. D
pamje nga mbledhja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së deklar...
Politike
3 Nëntor 2025, 16:15
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha se ligji mbi gjinitë, i cili po vjen në parlament është ligji i ...
Politike
3 Nëntor 2025, 15:45
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Vëmendja e gjithë Kosovës do të jetë kryesisht te Prishtina më 9 nëntor. Kryeqyteti do t&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 15:03
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD priti raportin e OSBE-ODIHR, në mënyrë që debatet e...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:27
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se Erion Veliaj ka krahasuar partinë e tij, me FARC-un e Kolumbis...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:18
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-s&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:13
I.A
PD
TIRANË- Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente t&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:02
I.A
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
TIRANË- Shifra që dyshohet se është paguar këshilltari amerikan Chris LaCivita nga Partia Demokrat...