Politike

Berisha: Edi Rama i bindur ndaj Sorosit po sjell ligjin që mohon burrin dhe gruan, për të shuar familjen shqiptare

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se Edi Rama i bindur ndaj Sorosit po sjell ligjin, i cili mohon burrin dhe gruan, për të shuar familjen shqiptare.

3 Nëntor 2025, 16:15 Nga E.d

Berisha: Edi Rama i bindur ndaj Sorosit po sjell ligjin që mohon burrin dhe

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha se ligji mbi gjinitë, i cili po vjen në parlament është ligji i poshtërimit të familjes shqiptare. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se Edi Rama i bindur ndaj Sorosit po sjell ligjin, i cili mohon burrin dhe gruan, për të shuar familjen shqiptare.

Kreu i opozitës tha se ligji gjoja i barazisë gjinore është faktikisht ligji i shuarjes.

"Por, nga ana tjetër, e thashë dhe në fillim, një goditje të rëndë ka marrë në SHBA Xhorxh Soros, armiku më i egër i forcave demokratike konservatore në botë. Mbështetësi kryesor i ekstremit të majtë. Në vendin e tij është akuzuar për veprimtari kriminale masive, por në Shqipëri qeveria, gjysma e kabinetit është me bashkëpunëtorë të Sorosit. Kjo është e vërteta, janë hajdutë. Ligji që vjen në parlament është ligji i poshtërimit të familjes shqiptare. Ligji që do të mohojë gjinitë njerëzore, burrë dhe grua, mashkull dhe femër. Ligji në të cilën e majta ekstremiste post-marksiste amerikane u angazhua në mënyrën më të papërmbajtur. Këtu, Marksi nuk ka shkuar gjer aty. Këtu, Marksi që është doktrinari i terrorizmit mbi tokë, nuk ka shkuar tek gjinia.

Nuk ka ai përpjekje për të ndryshuar me gjininë. Kurse, Soros me të vetët përpjekje titanike për të krijuar gjininë e tretë, apo të katërt. Dhe tani, ligji në parlament, gjoja i barazisë gjinore, faktikisht ligji i shuarjes. Gjinia, thotë Edi Rama, nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivietet dhe kontributet që një shoqëri e caktuar e konsideron për gratë dhe burrat. E kuptoni? E hoqi dhuntinë e Zotit. E hoqi përcaktimin natyror, por tani e sjell dhe e vërtit çfarë u duket e përshtatshme. Nuk ka. Kjo përpjekje për të shuar konceptin e familjes shqiptare dhe familjes në botë siç është, prindi, baba, nëna, fëmija, do të thotë se vendin e Marksit të dikurshëm në Shqipëri e ka Xhorxh Sorosi. Dhe unë ju them ju, ne nuk duhet ta nënvleftësojmë sepse Xhorxh Sorosi ka mbështetës të fuqishëm shqiptarë dhe jo shqiptarë, që ditën dhe natën punojnë kundër opozitës shqiptare. E shpallin opozitën shqiptare joperëndimore vetëm pse mbron këto vlera të shenjta të familjes, të atdheut dhe të kombit." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd ligji

Sondazh

Poll