3 Nëntor 2025, 16:20
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se tek anëtarët dhe simpatizantët e PD-së nuk shkohet për ti fajësuar, por që të ngjallet shpresa me dritën e të vërtetave. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha bëri thirrje për një dialog dhe komunikim më të hapur me bazën e partisë.
Berisha tha se tek anëtarët dhe simpatizantët demokratë shkohet për të ngjallur shpresën dhe sipas tij, shpresa ngjallet vetëm me dritën e të vërtetave. Kryedemokrati u ndal edhe tek censuara mediatike, ku tha se 90% e mediave kontrollohet nga qeveria. Në fund, Berisha tha se dialogu me anëtarët dhe mbështetësit e PD-së është kusht për të paraqitur të vërtetat siç janë.
"Të dashur anëtare dhe anëtarë të Kryesisë së PD, paraqita këtë panoramë dhe këtë situatë, e cila realisht është jashtëzakonisht e favorshme. Pavarësisht nga përpjekjet e dhunshme kundër opozitës, por narkoshteti është dizintegrim. Dhe, në qoftë se duam të shpëtojmë prej tij, e vetmja që mund t’i japë një colpo di grazia është PD, janë demokratët, janë opozitarët. Po si është sot gjendja e PD? Nuk është ajo që do të donim të ishte. Duke mirëkuptuar plotësisht ata që kultura ligjore elektorale nuk i lejon të konkludojnë dallimin midis farsës elektorale dhe zgjedhjeve të vërteta dhe këtu është detyra jonë ti sqarojmë absolutisht simpatizantët tanë kanë listën me të dhënat e tyre, shqetësimet e tyre plotësisht të drejta, për defektet, mangësitë, gabimet, përgjegjësitë e secilit prej nesh, të gjithë atyre që u angazhuan në fushatën elektorale. Detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur, të dëgjojmë zërin e tyre, të shpjegojmë me durim dhe të marrim çdo përgjegjësi që na takon.
Nuk shkohet tek anëtarët, simpatizantët tanë as për ti fajësuar, as për ti dëgjuar, apo për ti shpërfillur. Jo përgjegjësia nxirret siç është. Cilido që ka përgjegjësi, është e këtij, e imja e jotja e me radhë.
Por tek anëtarët, simpatizantët, shkohet të ngjallet shpresa dhe shpresa ngjallet vetëm me dritën e të vërtetave. Në këtë mënyrë është jetike që ne të angazhohemi me ta. Unë fola për të gjitha, por njëra nga kryesoret është censura e tmerrshme. Ne nuk e kemi të qartë se sa shkatërrimtare është ajo. Hanna Arend thotë, efekti më shkatërrimtar i censurës është se i bën njerëzit të mos dinë kujt ti besojnë, çfarë ti besojnë. E keni vënë re. Del njëri thotë këto, del tjetri thotë këto, kujt ti besoj. Nuk ka fact cheking. U bë një fact cheking? Asnjë nga mediat, sepse kontrollet 90% nga qeveria. Pse u ndala tek ky moment. Moment shkatërrimtar është ky për ne. Prandaj dhe dialogu me anëtarët dhe mbështetësit tanë, i hapur, i sinqertë është kusht për të paraqitur të vërtetat siç janë. Dhe duhet shpjeguar, pse u vonuam. Ata kanë pritur, janë zemëruar me ne pse u vonuam. Zemërimi i tyre është lëgjitim. Vonesa jonë është problemi, nuk është zemërimi i tyre problemi, problemi është tek ne që u vonuam. Ne kishim këtë problem, se ishim në interes të tyre," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd mbledhje
Politike
3 Nëntor 2025, 16:19
E. D
pamje nga mbledhja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së deklar...
Politike
3 Nëntor 2025, 16:15
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha se ligji mbi gjinitë, i cili po vjen në parlament është ligji i ...
Politike
3 Nëntor 2025, 15:45
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Vëmendja e gjithë Kosovës do të jetë kryesisht te Prishtina më 9 nëntor. Kryeqyteti do t&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 15:03
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD priti raportin e OSBE-ODIHR, në mënyrë që debatet e...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:27
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se Erion Veliaj ka krahasuar partinë e tij, me FARC-un e Kolumbis...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:18
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-s&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:13
I.A
PD
TIRANË- Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente t&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 14:02
I.A
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
TIRANË- Shifra që dyshohet se është paguar këshilltari amerikan Chris LaCivita nga Partia Demokrat...
Politike
3 Nëntor 2025, 13:45
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka diskutuar rreth aktit no...
Politike
3 Nëntor 2025, 13:32
I.A
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar ditën e sotme me 3 vite heqje lirie ish-deputetin socialist Jurgis &Cce...