Politike

"Narkoshteti po shembet"/ Berisha: Në të premten e zezë të Ramës, Veliaj krahasoi partinë e tij, me FARC-un e Kolumbisë

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se narkoshteti po shembet dhe se ky është një shans historik për çdo qytetar opozitar, për çdo qytetar shqiptar, për çdo drejtues të forcave opozitare politike dhe drejtues të PD. 

3 Nëntor 2025, 14:27 Nga E.d
"Narkoshteti po shembet"/ Berisha: Në të premten e zezë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se Erion Veliaj ka krahasuar partinë e tij, me FARC-un e Kolumbisë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se narkoshteti po shembet dhe se ky është një shans historik për çdo qytetar shqiptar dhe për çdo drejtues të forcave opozitare politike e drejtues të PD. 

Kryedemokrati tha se struktura kriminale e bazuar mbi drogën dhe krimin e shqiptarëve, që Edi Rama ngriti sipas tij këto 12 vite në aleancë me kartelet e drogës, ka hyrë në një proces dezintegrimi. Lideri i opozitës, deklaroi se gjatë seancës gjyqsore të Veliajt u shkelën të drejtat e njeriut dhe se u përdor ndaj tij, ajo praktikë që Enver Hoxha përdori ndaj Kadri Hazbiut.

"Të nderuar anëtarë dhe anëtare të kryesisë së PD, të dashur demokrate dhe demokratë, mbështetës të kësaj partie që ndiqni këtë mbledhje të Kryesisë së PD. Sot, ne mblidhemi në rrethana të zhvillimeve të jashtëzakonshme, dhe mendoj se, këtyre zhvillimeve PD, drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e saj dhe opozitarët, pa përjashtim, duhet t’i kushtojnë vëmendjen maksimale, vëmendjen e jashtëzakonshme. E vërteta është se, narkoshteti po shembet. Kjo është sot e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Dhe kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën dhe krimin e shqiptarëve, që Edi Rama ngriti këto 12 vite në aleancë me kartelet e drogës dhe ekstremin e majtë të udhëhequr nga Xhorxh Sorosi, ka hyrë në një proces dezintegrimi. Këto zhvillime i japin një dimension krejt të ri për shpëtimin e Shqipërisë. Për të parën herë në 12 vite, opozita ka mundësinë e saj reale për t’i dhënë colpo di grazia narkoditaaturës së Edi Ramës. Shembja e narkoshtetit është shans historik për çdo qytetar opozitar, për çdo qytetar shqiptar, për çdo drejtues të forcave opozitare politike, drejtues të PD.

E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat atyre që kanë përjetuar diktaturën totalitare i kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, por në dallim nga Kadri Hazbiu që deklaronte se e kam nga partia ime, Erion Veliaj me guzim krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë. Të kuptohemi, nuk kam absolutisht as edhe ndjesinë më minimale, se Erion Veliaj është një person i pafajshëm. Erion Veliaj është një person që mbahet në burg për minimumi për 1/100 e asaj që ka shpërdoruar, për të mos thënë 1/200 e saj. Por dukë thënë këtë, e vërteta e padiskutueshme është se, të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale, u përdor ndaj tij ajo praktikë që Enver Hoxha përdori ndaj Kadri Hazbiut, që ishte një kriminel, një vrasës. Dhe në këtë rast, duke shkelur çdo procedurë, çdo ligj i dhanë atij mundësinë të krahasojë FARC-un e Kolumbisë, partinë që në fakt, ai tha një të vërtetë, narkoparti, narkoregjim. Kjo është e vërteta e Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd erion veliaj

Sondazh

Poll