Politike

Raporti zbardhi pazaret e pushtetit/ Berisha: Si u përdorën milionat në fushatë, makinat publike dhe patronazhistët për të manipuluar garën elektorale

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se mijëra automjete publike u përdorën nga kryeministëri, për dy muaj gjatë garës elektorale.

3 Nëntor 2025, 16:21 Nga E.d
Raporti zbardhi pazaret e pushtetit/ Berisha: Si u përdorën milionat
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, zbardhi pazaret e pushtetit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se mijëra automjete publike u përdorën nga kryeministëri, për dy muaj gjatë garës elektorale.

Kryedemokrati tha se pas zgjedhjeve të gjitha kartelet u shpërblyen me shuma përrallore.

"Po si mund të jetë garë e barabartë, kur ai që ka buxhetin e shtetit paguan 100 euro për pensionist, dhuratë për votë. Si mund të jetë garë e barabartë, kur ai që ka buxhetn e shtetit nga 34 milionë, që ka dhënë një vit më parë për fermerët, e çon në 240 milionë fondin dhe vetëm për grante kanë aplikuar 74 mijë, dhe që nuk ua ka dhënë se i kishte për mashtrim. Aplikoni se do ua jap. Asnjë nuk u ka dhënë prapa. Si mund të jetë garë e barabartë, kur mijëra automjete publike nga kryeminsitri e ministri përdoren 2 muaj rresht në garë elektorale? Çfarë logjistike gjigante është kjo, krahasuar me kundërshtarin? Ata kanë meritën, fushë e pabarabartë. Dhe kjo, nuk përbën krim monstruoz për Altin Troplinin. Jo, se ky është një mercenar i Edi Ramës.

Por ka gjë më të turpshme se prokurori i prokurorisë speciale të thotë se, patronazhistët nuk janë shkelje ligji. Me të njëjtën lehtësi, sikundër deklaroi se ndalimi i komunikimit me avokatin nuk është shkelje ligji, dhe se po vendosën 2 gjykatës Kushtetuta nuk ka më vlerë. Absolutisht, në raportin e tyre. Ata denoncojnë përdorimin e fuqisë ekzekutive, siç e keni dëgjuar për leje, legalizime, certifikata pronësie dhe me radhë. Çfarë ndodhi pas zgjedhjeve? Të gjitha kartelet u shpërblyen me shuma përrallore. Këto që dëgjoni ju, se ky do ndërtojë 14 kulla e 12 vila, këto janë që të gjitha paratë e tyre, janë presta nome që përdoren. Vetëm Fatmir Troplinit i ka dhënë në Durrës 5 kulla, nga të cilat edhe 54 katëshe dhe 12 pallate në tokë publike 38 mijë m2. Ai dhëndri i tyre, shpallet në kërkim gjoja, pasi e fsheh në xhep mandatin e arrestit që solli Italia. Pra, raporti në fakt fakton 100% ato që janë thënë në rezolutat ndërkombëtare dhe ato që ne kemi paraqitur para shqiptarëve 3 muaj rresht fakte e dokumente," tha Berisha./Dosja.al 

sali berisha pd raporti

Sondazh

Poll