Politike

"PD e ka jetike një analizë të ndershme", Berisha: Pritëm raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR që pala kundërshtare të mos përdorte debatet tona

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama, ka kërcënuar personalitete të vëzhgimit të zgjedhjeve.

3 Nëntor 2025, 15:03 Nga E.d

"PD e ka jetike një analizë të ndershme", Berisha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD priti raportin e OSBE-ODIHR, në mënyrë që debatet e tyre mos të përdoreshin nga pala kundërshtare për të ndikuar tek raporti. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama, ka kërcënuar personalitete të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se PD disponon mbi 2000 fakte dhe prova, të "dhunimit" të zgjedhjeve. Në fund, Berisha the se kryeministri Rama dështoi në ndryshimin e raportit, për zgjedhjet elektorale të 11 majit.

Ju garantoj se, asgjë nuk e ndalon këtë proces, por për çdo opozitar duhet të jetë shumë e qartë se, Edi Rama është strumbullari, është shtylla, është kolona e të gjitha këtyre vjedhjeve. Unë nuk them se çdo vjedhje është bërë nëpërmjet tij, apo ai. Jo, por ka një gjë. Po u korruptua kryeministri, vjedhja bëhet masive. Po të kalojmë nga Tuneli i Llogarasë, 50 milionë tek aeroporti i Vlorës 140 milionë. 140 milionë është garancia sovrane e biletave të munguara për 10 viteqë i ka dhënë Rama vetes së vet. Tmerr! Dhe aeroportin, koncensionari do ta shfrytëzojë për 35 vite, do të ketë një fitim 700 milionë euro. Po këtu, aferat gjënë më të qartë, e thoshte një gazetar, në një bisedë koefidenciale: Rama nuk mund të hetohet, nuk ka shanse. Pra, këto kisha unë për të të premten e zezë. Ndërkohë, anëtarët tanë, mbështetësit tanë me të drejtë, e konsiderojnë analizën që ne fillojmë të vonuar. Të kuptohemi, narkoshteti është në shkërmoqje, por vet nuk bie kurrë, po nuk e përmbysëm ne. Ai shkon vite e dekada, për këtë nuk duhet të kemi asnjë iluzion. Për të përmbysur narkoshtetin, atë e realizojnë njerëzit guximtarë, njerëzit që kanë shpresë. Njerëzit e dëshpëruar flasin me vete, janë njerëz shumë të mirë. Or ata, kanë humbur nordin e jetës së tyre të përditshme. Vetëm njerëzit e shpresë janë ata që luftojnë për idealet e tyre, për misionin e tyre.


Në këtë kontekst, PD e ka jetike një analizë të ndershme, të gjithëanshme, të sinqertë, të hapur, demokratike. Dua që në fillim të qartësoj çdo demokrat, se kjo analizë është shtyrë vetëm për një arsye. Është pritur raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Është pritur ky raport sepse, në çdo debat tonin mund të përdorej nga pala kundërshtare për të ndikuar tek raporti. Të dhënat i kishim të sigurta. Edi Rama, ka kërcënuar direkt vet personalitete të vëzhgimit të zgjedhjeve. Igli Hasani për të firmosur me turp, për të mbyllur me turp karrierën si ministër i Jashtëm, detyrohet nga Edi Rama 2 orë pasi publikohet raporti paraprak, t’i bëjë letër misionit vëzhgues, dhe e gjitha kjo ishte, nënkuptimi, që ju keni shpifur, se ato që keni shkruar nuk i dokumentoni dot. Dhe kjo përpjekje ka vazhduar në nivelet me të larta me intensitetin më të madh. Ndaj dhe ne, zgjodhëm si taktikë më të drejtë, spostimin e analizës së brendshme dhe paraqitjen e përditshme të fakte, dokumenteve që dëshmonin se ato që ishin shkruar në raportin paraprak kishim mbështetje të fuqishme në fakte dhe të vërteta. Dhe ne, paraqitëm këtu para shqiptarëve çdo ditë, fakte, dokumente, prova për ato që raporti i kishte evidentuar. Ne, disponojmë mbi 2000 fakte, prova, të dhunimit të zgjedhjeve. Një punë kjo, kolosale, kemi komunikuar online, ua kemi çuar të gjitha institucioneve. Nuk them unë se sa ka ndikuar apo jo, por them që Edi Rama dështoi totalisht në ndryshimin, qoftë edhe të një gërme të atij raporti. Dhe kjo, është në meritën më të madhe të atyre vëzhguesve, njerëz me dinjitet, njerëz me integritet, besnikë të vlerave në të cilat besojnë, që në raportin me 46-47 faqe, ia rreshtojnë në faqe dhe footnote që të gjithë faktorët që ata e shndërruan procesin elektoral në farsë elektorale." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd osbe-odihr

Sondazh

Poll