3 Nëntor 2025, 14:13
Nga I.A
PD
TIRANË- Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Në datën 31 Tetor 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar marrjen të pandehur të Ballukut, e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr. 167 dhe 181 të vitit 2024), ka rezultuar se në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur procedura në datën 22.06.2021, me fond limit rreth 190 milionë euro, janë kryer shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure.
Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anullimit të kësaj procedure, është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomik “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro. Megjithatë, punimet janë kryer sërish me nënkontraktim nga shoqëria “Gjoka Konstruksion”, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të pajustifikuar prej 50 milionë euro.
“Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD./Dosja.al
pd tuneli i llogarasë
auto screenshot 111762174984
auto screenshot 121762174987
Politike
3 Nëntor 2025, 14:02
I.A
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
TIRANË- Shifra që dyshohet se është paguar këshilltari amerikan Chris LaCivita nga Partia Demokrat...
Politike
3 Nëntor 2025, 13:45
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka diskutuar rreth aktit no...
Politike
3 Nëntor 2025, 13:32
I.A
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar ditën e sotme me 3 vite heqje lirie ish-deputetin socialist Jurgis &Cce...
Politike
3 Nëntor 2025, 13:11
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jet&eu...
Politike
3 Nëntor 2025, 12:54
E.d
Monika Kreymadhi
TIRANË- Monika Kreymadhi është paraqitur sot pranë SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje të v...
Politike
3 Nëntor 2025, 12:44
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme p&e...
Politike
3 Nëntor 2025, 12:25
I.A
Karl Bergner
TIRANË- Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jet&eu...
Politike
3 Nëntor 2025, 12:21
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se propozimi i parë për të ulur numr...
Politike
3 Nëntor 2025, 12:20
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se buxhetin duhet që ta mbyllin për 30 os...
Politike
3 Nëntor 2025, 12:10
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se PS-ja ende nuk ka një emër për Av...