Politike

"Kur nuk kanë flokë, gjej aleancë me ta"/ Rama batuta me rektorin e UBT: Nuk mendoja se do lavdëroja kaq shumë një demokrat

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Rama ka deklaruar se nuk e ka menduar kurrë se do të thurte elozhe për një demokrat.

3 Nëntor 2025, 11:29 Nga I.A
"Kur nuk kanë flokë, gjej aleancë me ta"/ Rama batuta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Rama ka deklaruar se nuk e ka menduar kurrë se do të thurte elozhe për një demokrat. Ndërkohë që me batutë tha se kur nuk kanë flokë e ka më të lehtë të gjejë aleancë me ta.

"Sot Universiteti Bujqësor ka arritur në drejtimin e urtë dhe të duhur. Reformë që i vlen jo vetëm këtij universiteti, pro që hap shumë rrugë të tjera. Më vjen mirë që nga një universitet që jetonte në një proces rrënimi, si rezultat i kthimit të kurrizit ndaj temave që ky universitet mbulon, në fillimet ishte edhe i sulmuar, i kapur prej fyti, të disa metastazave këtu brenda. Sot është kthyer në një pararojë të transformimit. Prarojë e përgjegjësisë. Padyshim që këtu ka një meritë të veçantë jo vetëm lidershipi i universitetit. Nuk ma kishte ngrënë mëndja që do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë, sa herë më bie rasti, një demokrat. Por kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll