Politike

"Kjo është platforma e mafiozit Arben Rakipi"/ Berisha: Motra e Ballukut është në konflikt të hapur interesi

Sipas liderit të opozitës, Berisha tha se kjo është një platformë tipike e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

3 Nëntor 2025, 11:00 Nga E.d
"Kjo është platforma e mafiozit Arben Rakipi"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Pamela Qirko, motra e ministres Belinda Balluku hyri dy ditë më parë si avokate mbrojtëse e numrit dy të qeverisë. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh mbrojta e ministres Balluku nga Pamela Qirko është në konflikt të hapur interesi.

Sipas liderit të opozitës, Berisha tha se kjo është një platformë tipike e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

"Tani, një çështje e dytë që dua ta denoncoj këtu para jush është fakti se këtu dy ditë më parë hyri me veston e avokates mbrojtëse, Pamela Qirko Balluku, motra e Rahmetlie Ballukut. Se tani e tutje, siç shënova dje në një status, Lubie Balluku do quhet Rahmetlie Balluku. Tani, këtu ka një gjë të tmerrshme. Jo se ato janë motra, jo, por se vetorët marrin licencat e avoketërve dhe në stilin Rakipi, ata do të shkatërrojnë përfundimisht të gjithë shërbimin e avokatisë, pasi janë të vetmit që i kanë peng gjykatësit, prokurorët dhe është absolutisht drejtësia e konfliktit të interesit. Nuk them se pse është motër, nuk mund të jetë avokate, sepse ligji e lejon, po sepse është platforma e mafiozit më të shpifur, më të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, patroni i Altin Troplinit, që e ka emrin Arben Rakipi.

Çfarë bën Arben Rakipi? Arben Rakipi është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ndërkohë ka studion e avokatisë, dhe shkon tani tek nxënësit e tij që mbarojnë dhe u pret gjobat, të kam vënë kaq, të kam kaluar kaq. Nuk ka akt më të shëmtuar, nuk ka dëshmi më flagrante të dëshmisë së konfliktit të interesit. Rakipi ishte vetëm një, tani keni lukuninë e vetorëve, që janë... imagjinoni ju një famoze, Genta Bunga, e cila përflitet për shuma të tmerrshme bashkë me këtë Pamelën. Të cila përfliten për takime me McGonigalin. Dhe këto tani të vijnë të mbrojnë? Po ku mund të qëndrojnë kjo? Të vijnë me dosjet e vetingut për të mbrojtur kriminelët në akuzat e tyre. Kjo është dëshmi tjetër e një sistemi drejtësie në konflikt të plotë interesi. Ja se çfarë krijoi Soros-reforma. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm Delina Fico të emërohet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ajo do ndodhë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd spak

Sondazh

Poll