Politike

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5 mbiemra tentoi të hynte në Greqi me vizë të falsifikuar

Gjatë një deklarate për mediat menjëherë pas paraqitjes së tij në SPAK, Berisha u shpreh ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar gjyqtarja Irena Gjoka.  

3 Nëntor 2025, 10:45 Nga E.d
"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opzitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën thotë se mban pesë mbiemra, ka tentuar të hy në territorin grek me me vizë të falsifikuar. Gjatë një deklarate për mediat menjëherë pas paraqitjes së tij në SPAK, Berisha u shpreh ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar gjyqtarja Irena Gjoka.  

Kreu i Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se gjyqtarja mbahet në punë nga Altin Dumani, ILD dhe KLGJ sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare sipas tij, reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi.

"Këtu, do u vë në dispozicion të medieve gazetarin e plotë të policisë greke për publikim dhe më poshtë po lexoj për publikun pjesën kryesore të tij: Republika e Greqisë. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit. Selia e Policisë Helene. Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Kufijve dhe Emigracionit. Drejtoria e të Huajve, Sektori i Masave Administrative. Athinë, 14.08.2025. (Prej dy muajsh, Altin Troplini e fsheh në dosje). Referencë. Urdhri numër 30377, datë 30.06.2005, i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës. Në zbatim të urdhrit të sipërcituar dhe në zbatim me Kodin e Procedurës Administrative, nga dosja e shërbimit tonë rezulton sa vijon: Me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar. Por, për Troplinin dhe Irenën, për KLGJ-në, ILD-në, falsifikimi nuk është krim kur atyre u duhet kundër kundërshtarëve politikë.

Në vijim, nga Komisariati i Policisë në Kakavijë iu ndalua në hyrje sipas dispozitave në fuqi për hyrjen e të huajve. Me 10.08.2004 u formua dosje penale, e kuptoni tani, për veprën penale të falsifikimit të nenit 216 të Kodit Penal duke u bazuar në ekspertizën laboratorike të kriminalistikës. Dosja iu përcoll prokurorit të rrethit të Janinës”. Pra, edhe ky dokument me vulë apostile, i ardhur muaj përpara në zyrat e Skapit të partisë dhe instanca të tjera, mbahet i fshehur dhe nuk veprohet. Në një kohë kur Kushtetuta e vendit, në nenin 1/6, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese. Çfarë thotë ky nen? Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të miratuara me ligj të miratuar me tre të pestat. Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi," tha Berisha./Dosja.al

Dokumentet e paraqitura nga Sali Berisha

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5

"Ndaj saj nisi procedim penal"/ Berisha lexon dokumentin: Irena me 5

sali berisha spak irena gjoka

Sondazh

Poll