3 Nëntor 2025, 10:30
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Greqisë ka lëshuar një vërtetim, i cili thotë se gjyqtarja Irena Gjoka ka hyrë në territorin grek me vizë të falsifikuar.
Gjatë një deklarate për mediat nga SPAK, Berisha u shpreh se ky është një dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile për dënimin penal të Irena Gjokës. Nga ambientet e jashtme të SPAK, Kryedemokratit akuzoi Kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili sipas tij fsheh dokumentin që vërteton ekspulset e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi.
"Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara. Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi. Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë. Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon: Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale. Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.
Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit. Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët. Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar. Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini. Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha spak irena gjoka
Politike
3 Nëntor 2025, 10:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik edhe mesazhin që i ka lënë drejtuesit të Prokurorisë...
Politike
3 Nëntor 2025, 10:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Po...
Politike
3 Nëntor 2025, 09:14
I.A
Foto Ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar votat në komunat ku kishte raund të dytë. N...
Politike
3 Nëntor 2025, 09:01
I.A
Gentian Gjyli
TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e P...
Politike
3 Nëntor 2025, 08:28
I.A
TIRANË- Banka e Shqipërisë po përgatit rishikimin e plotë të kuadrit të administrimit të rrezikut për sektorin ba...
Politike
2 Nëntor 2025, 21:31
I.A
Ali Ahmeti
SHKUP- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dalë në konferencë për shtyp pas raundi të dytë të zgjedhjeve lo...
Politike
2 Nëntor 2025, 21:05
I.A
SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë numëruar rreth 90% të votave në zgjedhjet lokale që u ...
Politike
2 Nëntor 2025, 20:33
I.A
Foto Ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komunën e Strug&e...
Politike
2 Nëntor 2025, 20:28
I.A
MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komun&eum...
Politike
2 Nëntor 2025, 19:53
I.A
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion n...