Politike

Dekonspiroi operacionet që mos të arrestohej Altin Hajri, SPAK kërkon 3 vite burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

Mësohet se SPAK kërkon 3 vite burg për ish-deputetin e PS Çyrbja, i cili nga dënimi i shkurtuar zbret në 2 vite.

3 Nëntor 2025, 11:26 Nga I.A
Dekonspiroi operacionet që mos të arrestohej Altin Hajri, SPAK
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit. Mësohet se SPAK kërkon 3 vite burg për ish-deputetin e PS Çyrbja, i cili nga dënimi i shkurtuar zbret në 2 vite.

Për Altin Hajrin, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu 3 vite burg, që po ashtu zbret në dy vite nga dënimi i shkurtuar. Ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua 2 vite e 6 muaj burg që zbret në 1 vit e 8 muaj.

Për çfarë akuzohet Çyrbja ?

Ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja është arrestuar më datë 28 tetor të vitit të kaluar. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. /Dosja.al

jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll