Politike

"Nuk ka pasur absolutisht asnjë urdhër nga askush"/ Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet për 21 Janarin është Edi Rama

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se zbardhja e kësaj dosje është interesi më maksimal i tij dhe PD-së. 

3 Nëntor 2025, 11:11 Nga E.d
"Nuk ka pasur absolutisht asnjë urdhër nga askush"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kryeministri i vendit Edi Rama ka penguar hetimet për dosjen e 21 Janarin. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se zbardhja e kësaj dosje është interesi më maksimal i tij dhe PD-së. 

Kjo pasi sipas tij, ajo ngjarje ishte demostrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike përmbysjen e pushtetit.

"Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi të hapur me Ina Ramën, e cila në qoftë se ky është si vëlla me Troplinin, Ina është si motër e Troplinëve. Mësoje nga unë këtë. Përveç të tjerash. Por Ina Rama, e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, se erdhi prokurori ndërkombëtar, se nuk është e vërtetë që nuk erdhi, ka ardhur prokuror amerikan, nuk hetonte dot sepse i dilte Edi Rama. Dhe kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo: të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Kjo kërkesë ka ardhur këtu nga Thomas Countryman që erdhi i posaçëm për këtë krizë. Një.

E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike, përmbysjen e pushtetit. Tani, i vetmi urdhër që ka pasur është ky, që Karlo Bolino që mori 4 mijë metër katror tokë të familjes Llagami, familja Begeja, etj, e lënë për gjimnaz, Naurela Llagami mori 3 milionë euro çka i përkiste familjes së vet, Karlo e mori me 1 euro dhe ju paguat 3 milionë euro për Karlon që e shpërbleu Edi Rama. Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll