Politike

Tuneli i Llogarasë/ SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH dhe drejtuesit të KESH

Të katërt janë të përfshirë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në procedura tenderimi në lidhje me Tunelin e Llogarasë.

3 Nëntor 2025, 11:22 Nga I.A
Tuneli i Llogarasë/ SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH dhe
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet t'i komunikojë akuza ndaj ish-kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtuesit të KESH, Erald Elezit, si dhe dy shtetasve të tjerë. Të katërt janë të përfshirë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në procedura tenderimi në lidhje me Tunelin e Llogarasë.

SPAK njofton se hetimet ndaj tyre kanë të bëjnë me verifikimin e procesit të tenderimit dhe respektimin e ligjit në dhënien e kontratave publike. Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli u paraqit sot në SPAK  në orën 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderi. Mësohet se i është komunikuar akuza e 'shkeljes së barazisë' për tenderin e Tunelit të Llogarasë./Dosja.al

kesh arrsh

Sondazh

Poll