Politike

“Do të heqin kokën kriminelët, po iu sekuestron pasurinë”/Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën me komente për OFL-në,

8 Shkurt 2020, 06:20 Nga DOSJA
“Do të heqin kokën kriminelët, po iu sekuestron

Tiranë- Kryeministri Edi Rama është shfaqur aktiv së fundmi në rrjetet sociale, pasi ka komentuar me disa qytetarë në lidhje me paketën anti-KÇK, e cila ka ‘zbritur’ në terren që prej së hënës. Është një video e publikuar së fundmi nga kryeministri Rama në Facebook, për aksionet e OFL-së (Operacionit Forca e Ligjit), e cila e ka ngjallur shumë debat. Qytetarët i kanë kërkuar Ramës që këtë aksion ta nisë nga vetja, ndërsa ky i fundit është shprehur se ata që mendojnë në këtë mënyrë t’i marrin të keqen, se ai nuk ka asnjë gjë për të fshehur.

Një tjetër qytetar i ka theksuar Ramës “se do t’i heqin kokën” , personat e krimit të organizuar, të cilëve po iu sekuestrohet pasuria. Kryeministri ka reaguar menjëherë dhe është shprehur se qytetari nuk duhet të qajë hallin e kokës së tij.

“Po mblidh veten more i mjerë, se do të heqin kokën një ditë këta personat që po i konfiskoni pasurinë. Po pse nuk po ju hap vende pune rinisë, por silleni vërdallë rrugëve. Vrasjet dhe vdekjet aksidentale janë në rritje, çdo ditë nga 4-5 vetë humbin jetën, nga rastet nga më të ndryshmet, që i bie për 1 vit 1000 vetë humbin jetën. Nuk e keni mendjen tek njerëzit por tek konfisikimet, rrëmbimet dhe vjedhjet e tyre”, shprehet një nga komentuesit. Rama ndër të tjera përgjigjet: “E para mos qaj hallin e kokës time, po bëj hyzmetin e kokës tënde që të ka futur mesa shoh.”

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren edi rama anti-kçk-ja zbret në terren edi rama

Sondazh

Poll