Politike

Kriminaliteti në vend, 7 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë me ministrin Lleshaj

7 Shkurt 2020, 20:14 Nga DOSJA
Kriminaliteti në vend, 7 deputetë të opozitës

TIRANË- Deputetët e opozitës, janë bërë sërish bashkë dhe kërkojnë interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas informacioneve mësohet se kërkesa për interpelancë është bërë nga 7 deputetë, dhe kërkojnë shpjegime nga ministri për ngjarjet e pazbardhura në vend.

Kërkohet një informacion për punën e dobët të policisë për zbulimin dhe parandalimin e krimeve. Marrëdhëniet polici-publik dhe sa ndikon depolitizimi i policisë në rastet e shkeljeve të ligjit. Aktualisht kemi një situatë të rëndë kriminale ku janë evidentuar raste të shumta, vrasje, rrëmbime, grabitje, kërcënimi, tritole, etj, në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Lushnje, etj. Kërkohet informacionet për punën e policisë në këto raste“, thuhet në kërkesën e deputetëve për interpelancë me ministrin Lleshaj.

Interpelenca mësohet se do parashtrohet nga Lefter Maliqi dhe do i kërkohet llogari për veprimet e policisë në protestat e fundit. Deputetët që kanë firmosur janë: Lefter Maliqi, Artur Roshi, Besnik Troplini, Ramazan Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi dhe Kostaq Papa. Kërkesa është depozituar në Kuvend, drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Javën e kaluar nga opozita janë marrë në pyetje tre ministria, Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj dhe Belinda Balluku. Opozita kërkoi shpjegime nga tre ministrat dhe u përfshi në debate me ta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike interpelance me lleshaj lefter maliqi opozita merr ne pyetje lleshaj interpelance me lleshaj lefter maliqi opozita merr ne pyetje lleshaj

Sondazh

Poll