Politike

Meta takohet me Palmer në SHBA, zbulohen temat e diskutimit me tyre

7 Shkurt 2020, 18:32 Nga DOSJA
Meta takohet me Palmer në SHBA, zbulohen temat e diskutimit me tyre

SHBA- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor  dhe të perspektivës së përbashkët europiane. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Presidenti Meta prej ditësh ndodhet për një vizitë në SHBA, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë dhe kongresmen. Po ashtu Meta ka zhvilluar një bisedë dhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta në shba mathew palmer meta takohet me palmer ilir meta ilir meta në shba mathew palmer meta takohet me palmer

Sondazh

Poll