Politike

Rama publikon VIDEO-n për anti-KÇK-në, paralajmëron “të fortët”: Koha për hesap, do dilni para drejtësisë

7 Shkurt 2020, 20:46 Nga DOSJA
Rama publikon VIDEO-n për anti-KÇK-në, paralajmëron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku bëhen me dije detaje për operacionin anti-KÇK. Në video shpjegohen të gjithë qytetarët që do jenë pjesë e këtij akti normativ, dhe theksohet se do sekuestrohen pasurisë dhe të gjithë do duhet ta provojnë pastërtinë para drejtësisë.

Rama shprehet se do i shkojnë deri në fund këtij operacioni dhe tani është koha që të dënuarit të japin hesap për pasuritë e tyre. “PA KOMENT #KohapërHesap #DerinëFund”, shkruan Rama në Facebook.

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti -kçk zbret ne terren edi rama ofl ne terren anti -kçk zbret ne terren edi rama ofl ne terren

Sondazh

Poll